Drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC) Tomisllav Tuntev ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij për arsye personale, ndërsa Bordi Drejtues i AAC-së tashmë ka konstatuar dorëheqjen e tij dhe ka marrë vendim për shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit.

Siç ka bërë të ditur ai, dorëheqjen e ka dorëzuar më 27 maj, ndërsa Bordi Administrativ i AAC-së e ka konfirmuar në mbledhjen e 30 majit.

Tuntev ishte drejtor i AAC-së që nga viti 2019, ndërsa tani po kthehet të punojë në TAV Maqedoni, ku deri më tani marrëdhëniet e tij të punës ishin të fjetura.

Tuntev ka dhënë dorëheqje nga drejtoria në AAC appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version