Nuk është me rëndësi se si do të quhen ministritë, nëse nuk ka reforma reale. Qeveria e re duhet të fokusohet në departizimin e administratës, digjitalizim dhe meritokraci. Kështu vlerëson Marko Troshanovski, kryetari Institutit për Demokraci IDSCS, duke komentuar paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së, për riorganizim dhe formimin e ministrive të reja, me qëllim të rritjes së efikasitetit të institucioneve për zbatimin projekteve të qeverisë së ardhshme.
OBRM-PDUKM synon që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, të miratojë ndryshimet e Ligjit për Organizim dhe Punë të Organeve të Administratës Shtetërore, për të cilin nevojitet shumica prej dy të tretave. Me ndryshimet e këtij ligji do të mundësohej riorganizimi dhe themelimi i ministrive të reja.
“Mendoj se puna e fundit që do ta ndryshonte efikasitetin e administratës publike është ndryshimi i emrave të institucioneve ose disa kompetencave të vogla të tyre për të cilat flitet në periudhën e kaluar. Është kyçe që të kemi administratë publike efikase, kjo do të thotë që ajo të jetë e departizuar, pra që partitë të mos kenë ndikim të vendosin kuadro jokompetentë”, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci IDSCS.
Sipas paralajmërimeve të kreut të OBRM-PDUKM-së, Mickoski, sektori për Energjetikë i cili ka funksionuar deri më tani në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, do të jetë ministri e re me emrin Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Mineraleve.
Prej sektorit të Ekonomisë do të largohen edhe kompetenca për turizmin, e cila do t’i kalohet Ministrisë së Kulturës.
Në ministri do të transformohet edhe Agjencia për Rini dhe Sport, e cila do ta mbaj emrin Ministria e Sportit.
Punëtorët më nuk do të jenë përgjegjësi e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, pasi që të njëjtit, do t’i kalojnë nën kompetencë Ministrisë së Ekonomisë. Në vend, punëtorëve, Ministrisë së Sociales, do t’i shtohet “demografia” dhe Rinia.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të përfshijë tregun e punës, tërheqjen e investimeve, ndërmarrësinë.
Ministrisë së Arsimit sipas ndryshimet të paralajmëruar do të kalojnë nën kompetencë edhe kopshtet apo arsimin parashkollor që aktualisht janë në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas paralajmërimeve, Ministria për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, do t’i hiqen kompetencat për “Sisteme Politike” dhe do të jetë përgjegjëse vetëm për Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sipas paralajmërimeve do të jetë përgjegjës vetëm për transformimin digjital./Alsat/
Troshanovski: Qeveria e re në fokus duhet të ketë departizimin e administratës appeared first on Telegrafi.