
“Qëndrojmë pas fjalës se do të blihet oriz i papërpunuar për rezervat shtetërore. Agjencia për Rezervat Shtetërore tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe ndryshimet e Rregulloreve”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Ai njoftoi se së shpejti do të shpallet edhe Thirrja për blerjen e rreth 3.000 tonëve oriz të papërpunuar.
Ministri Tripunovski shtoi se kjo do të thotë që një produkt vendor do të ruhet në rezervat shtetërore, por gjithashtu do të ndikojë edhe në rregullimin e procesit të grumbullimit të orizit.
“Në lidhje me blerjen për rezervat shtetërore, si shtet po shqyrtojmë mundësinë e disa ndryshimeve, por kur të vlerësojmë se cili është zgjidhja më e mirë, opinioni do të informohet”, theksoi ministri.
“Është e rëndësishme që rezervat shtetërore të mbushen me produkte vendore,” theksoi ai.
Tripunovski: Së shpejti do të shpallet thirrja për blerjen e rreth 3.000 tonëve oriz të papërpunuar, rezervat shtetërore të mbushen me produkte vendore appeared first on Telegrafi.