“Unë jam i përkushtuar për të aktivizuar të rinjtë në sektorin e bujqësisë. Kjo do të bëhet përmes një sërë masash që do t’i ofrojmë si bashkëfinancim, si stimul për hyrjen në sektor, dhe që do të vazhdojnë të nxisin procesin e prodhimit të ushqimit“, theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin „Argument Plus“ në TV24.

“Vitin e ardhshëm do të kemi disa pako masash që do të nënkuptojnë grante të rëndësishme për mbështetjen e implementimit të bizneseve bujqësore në vend“, përfundoi ministri.

Ai theksoi se do të rikthehet rentabiliteti i prodhimit.

“Çdo bujk i ri që dëshiron të hyjë në këtë proces nuk i mjaftojnë vetëm 10,000, 20,000 apo edhe 50,000 euro grant. Bujku i ri dëshiron që ajo që do të prodhojë të ketë një rregullim, që procesi të ndiqet dhe të ketë ku ta shesë. Llogaritë të jenë pozitive, të ketë rentabilitet në shitje. Kështu do të kemi parashikueshmëri në proces“, përfundoi ministri.

“Ne duhet, si një vend bujqësor që duhet të prodhojë cilësi dhe sasi, të sjellim energji të re në të gjithë procesin“, theksoi ai.

Ministri Tripunovski shtoi se përmes masave dhe programeve të ndryshme do të tregojë se si Maqedonia po ndjek një rrugë që nënkupton të qenit një vend bujqësor.

Tripunovski: Përmes masave si bashkëfinancimi, synojmë që të rinjtë t’i aktivizojmë në sektorin e bujqësisë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version