Sot me iniciativën time po mbahet një takim pune me më shumë se 30 shoqata, me një pikë të vetme në rend dite dhe kjo është shqyrtimi i Programit për subvencionim për vitin 2025, konkretisht Programi për pagesa direkte dhe Programi për zhvillimin rural“, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Temë e këtij takimi është krijimi i përbashkët i Programeve me shoqatat bujqësore, programe të cilat do të nxisin dhe rikthejnë prodhimin bujqësor në Republikën e Maqedonisë“, sqaron ministri.

Ministri Tripunovski shtoi se ky është vetëm një nga takimet që po mbahet sot dhe në ditët në vijim do të zhvillohen takime të tjera me faktorë të tjerë në sektorin bujqësor.

“Do të punojmë së bashku për të miratuar Programe që do të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë maqedonase. Kjo që po bëjmë si aktivitet është hapja e dyerve të Ministrisë në kuptimin e vërtetë të fjalës me qëllim që të punojmë bashkërisht dhe në partneritet në pjesën e sektorit“, theksoi ministri.

Tripunovski: Ministria e Bujqësisë së bashku me shoqatat bujqësore po krijojnë Programet për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version