Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot ka nënshkruar të gjitha kontratat dhe dokumentet e mbetura të pazgjidhura, të cilat kanë qenë në pritje të nënshkrimit të ministrit për një kohë të gjatë.
“I kam nënshkruar të gjitha ato kontrata dhe dokumente që kanë qenë prej kohësh në sirtarët në zyrat e Ministrisë, për të cilat grupi i mëparshëm nuk ka gjetur kohë ose nuk ka dashur t’i nënshkruajë për arsye të njohura vetëm për ta”, tha Tripunovski.
“Kjo është vetëm një njoftim se çfarë do të vijë dhe në cilin drejtim do të lëvizë Ministria në të ardhmen, me angazhim të shtuar, reagim më të shpejtë dhe shqetësim më të madh për fermerët e RMV-së”, ka shkruar Tripunovski.
Gjithashtu ka shkruar se do të ulet burokracioe dhe do të përshpejtohen proceset për fermerët./Telegrafi/
Tripunovski: I kam nënshkruar të gjitha dokumentet që ishin në sirtarët e Ministrisë së Bujqësisë appeared first on Telegrafi.