Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në takim me kryetarët e komunave, shpalli thirrjen për aplikim për grant për krijimin e vendeve shtesë në institucionet parashkollore përmes përshtatjes së objekteve ekzistuese.

Thirrja publike u zbatua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale dhe mbështetjes financiare nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Thirrja është në kuadër të komponentit 2 të projektit “Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve parashkollore” ku financohen projekte për krijimin e kapaciteteve shtesë në institucionet parashkollore përmes përshtatjeve të ambienteve ekzistuese.

“I inkurajoj të gjitha komunat që janë në zonat rurale të aplikojnë, kështu do të mbulojmë fëmijët më të rrezikuar që jetojnë larg kopshteve. Mbrojtja e fëmijëve mbetet prioriteti ynë. Për këtë arsye ne po iniciojmë bashkëpunime me qeveritë lokale që do të kontribuojnë për mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët”, tha Trençevska.

Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 1 prill 2024./Telegrafi/

Trençevska: Vazhdojmë bashkëpunimin me komunat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version