Deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska, në “Kanal 5” tha se në fillim të mandatit të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së shihet se ka pasur ndryshim të qëndrimeve, se një gjë kanë folur në opozitë dhe një gjë tjetër tani që janë në pushtet.
Trençevska tha se përveç kthimit të gardhit para Qeverisë dhe pranimit të emrit Maqedonia e Veriut, nuk ka asgjë tjetër deri tani.
“Ata thanë se do ta anulojnë Marrëveshjen e Prespës, thanë se do të kthehet emri Republika e Maqedonisë. Tani, nga Maqedonia krenare, d.m.th. “kurrë e Veriut, gjithmonë Maqedoni”, sot kemi një emër të çimentuar, Republika e Maqedonisë së Veriut”.
“Këto muaj që nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së, nga kthimi i gardhit dhe betonizimi i emrit Maqedonia e Veriut, nuk kemi asgjë tjetër, investime të vjetra, riorganizim katastrofik, tha deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska./Telegrafi/
Trençevska: Përveç gardhit dhe pranimit të emrit të shtetit, nuk ka asgjë të re nga OBRM-PDUKM-ja appeared first on Telegrafi.