Buxheti për vitin e ardhshëm nuk është real, sipas opozitës. Jovana Trençevska nga LSDM-ja tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka mjete të mjaftueshme për rritjen e pagave sipas marrëveshjeve kolektive dhe janë anashkaluar kategoritë e rrezikuara sociale.
Trançevska në intervistë për “Alsat” tha se pushteti edhe në vitin 2025, do të mburret për projekte që i ka nisur LSDM-ja sa ishte në pushtet.
LSDM-ja nuk shikon frymë pozitive nga pushteti që të pranohen amendamentet e tyre. Kjo parti ka dorëzuar 204 amendamente për projekt buxhetin.
“Buxheti nuk është real dhe nuk është zhvillues. Përkundrazi është shpenzues dhe i planifikuar për vitin zgjedhor 2025 kur do të kemi zgjedhje lokale. Në vend që të jepen para për përmirësimin e jetës së qytetarëve, paratë shkojnë për ata kategori që do të nënkuptojnë blerje votash për zgjedhjet lokale.
Kemi shumë më shumë shpenzime se sa të ardhura që do të thotë se nuk mund të jetë zhvillimor. Në buxhet nuk ka mjete për një pjesë të rrogave që është detyrim i shtetit edhe pas marrëveshjeve kolektive”, deklaroi Jovana Trençevska, deputete e LSDM-së.
Trençevska: Buxheti për vitin e ardhshëm nuk është real appeared first on Telegrafi.