Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi 3000 punonjësve dhe akuzojnë se nuk do të marrin rritjen prej 12% që u takon sipas marrëveshjes kolektive.
Nga Sindikata e Kulturës thonë se ndonëse dje kanë pasur një takim me përfaqësues nga Ministria e Financave, aty nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe kanë paralajmëruar protesta të përditshme para Ministrisë së Kulturës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestat do të zhvillohen çdo ditë nga ora 13:00 para Ministrisë së Kulturës.
“Nuk është paguar paga për muajin mars në kulturë. Janë shkelur të gjitha afatet ligjore dhe tre mijë punonjës të kulturës nuk janë paguar ende. Më telefonuan nga zyra e ministres së Kulturës ku më thanë se sot në orën 13 duhet të kemi një takim në Ministrinë e Financave. Nuk jam e informuar se për çfarë do të bëhet takimi, por menjëherë më pas kam marrë telefonata nga institucionet e kulturës se punonjës të Ministrisë së Kulturës kanë thirrur institucionet dhe kanë thënë se paga duhet të paguhet pa u përshtatur sipas kontratës kolektive”, theksoi dje në një konferencë për shtyp kryetarja e Sindikatës së punëtorëve të kulturës Vera Atanasovska.
Tre mijë punonjës të kulturës pa paga, protestuan para Ministrisë së Kulturës appeared first on Telegrafi.