Ilir Iseni, nga Këshilli i Transportuesve Privatë njoftoi se nga sot autobusët privatë do ta ndërpresin qarkullimin tërësisht.
Kjo për shkak se kryetari i këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski nuk e funti në rend të ditës kërkesën e tyre për rritjen e tarifës për kilometër.
Nga sot nuk do të qarkullojnë linjat e transportuesve privatë me numër 9, 11, 11a, 12, 19, 20, 22, 23, 45, 52, 54, 61, 63, dhe 73.
Para tre ditëve transportuesit privatë njoftuan se do të jenë pjesë e transportit publik, por jo me kapacitet të plotë.
Transportuesit privatë apeluan deri te kryetarja e qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe Qeveria në mbledhje të përbashkët që të gjejnë zgjidhje të pranueshme për kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër.
“Transportuesit privatë nga e hëna do të japin maksimumin e tyre, gjegjësisht ne do të përfshihemi në orët e hershme të mëngjesit me aq sa mundemi, jo me kapacitet të plotë, që për disa ditë t’u dalim në ndihmë qytetarëve në qytetin e Shkupit. Në të njëjtën kohë, shfrytëzojmë rastin t’u apelojmë të gjithë këshilltarëve në Qytetin e Shkupit – Kërkojmë që njëzëri të votohet për rritje të çmimit për kilometër me qëllim të përmirësimit të gjendjes në transportin publik të qytetit. Me një çmim të rritur, ne angazhohemi të rinovojmë flotën tonë me autobusë me ajër të kondicionuar miqësor ndaj mjedisit”, tha të shtunën Jovica Zafirovski.
Transportuesit privatë në Shkup do ta ndërpresin qarkullimin appeared first on Telegrafi.