Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski ka folur për Radion Evropa e Lirë, për tragjedinë e Koçanit.

Sipas tij, opsesioni për profite të mëdha i çon një pjesë të investitorëve që të mos mendojnë për veprimet e tyre, kurse u bashkohen të gjitha ata që duhet ta parandalojnë këtë qasje respektivisht ta korigjojnë.

“Me siguri bëhet fjalë për një opsesion për profite më të mëdha dhe investitorët potencial duke u udhëhequr nga ky parim, sakrifikojnë rreziqet dhe pasojat që mund të vijnë nga kjo qasje. Këtu u bashkohen edhe ata që duhet ta korigjojnë këtë qasje. Nuk do ta anashkaloja as edhe mjedisin inxhinjerik. Dhe, vijmë tek një Bashkim të përbashkët, do të thoja edhe Bashkim armiqësor ndaj shtetit, funksionimit të sistemit që rezulton me ngjarje të këtilla të padëshiruara”, tha Markovski.

Sipas profesorit shumë persona mund të jenë të përfshirë në veprimet që sollën deri tek tragjedia.

“Shumë njerëz, varësisht objektit për të cilin bëhet fjalë. Shumica duhet të hyjnë, duke u nisur nga njerëzit që janë të afërt me krerët e pushtetit, deri tek eshalonet më të ulëta të zyrtarëve në institucionet shtetërore, komunat etj. Secili e gjen veten në këtë bashkim dhe secili ka çmim të caktuar”, tha Markovski.

Ai tha se nevoja për sanimin e sistemit shoqëror duhet të niset nga përgjegjësia, duke shtuar se nëse do të zbatoheshin regullat dhe standardet në sektorin e ndërtimtarisë nuk do të kishte tragjedi dhe viktima.

Tragjedia në Koçan, Markovski: Mund të jenë të përfshirë shumë njerëz, prej te pushteti e deri tek zyrtarët komunal appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version