
Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së informon se duke marrë parasysh ndjenjat e të gjithë qytetarëve pas tragjedisë në Koçan, duke shprehur respektin për të gjithë të vdekurit dhe shpresën që sa më shpejt të lënduarit të kthehen në shëndet të mirë, Kuvendi, me konsensus, të mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare, vendosi që të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë pune.
“Dëshirojmë të informojmë opinionin e vendit se deputetët e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Maqedonia juaj” dhe besojmë se edhe deputetët e tjerë çdo ditë e kryejnë detyrën e tyre.
Bëhet fjalë për mbajtjen e seancave të Kuvendit dhe seancave të trupave punues, por duam të sqarojmë se si deputetë jemi duke punuar vazhdimisht në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore që do të parashtrohen në seancat e ardhshme duke filluar nga e hëna e ardhshme.
Po ashtu, në të gjitha komunat ku ka viktima dhe të lënduar nga ngjarja fatkeqe në Koçan, deputetët tanë janë të pranishëm në zyrat e Kuvendit dhe mbajnë takime me qytetarët, duke adresuar të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen”, thonë nga atje./Telegrafi/
Tragjedia në Koçan, Kuvendi ka anuluar të gjitha aktivitetet për këtë javë pune appeared first on Telegrafi.