Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një konferencë për media u bëri thirrje organeve të hetuesisë që të raportojnë rregullisht se çfarë saktësisht po bëhet për të parandaluar spekulimet.

Ai theksoi se askush nuk duhet të kursehet në këtë rast në të cilin vdiqën 59 persona.

Lexo po ashtu
Më shumë rreth kësaj tragjedie

“Ne jemi një shoqëri e plagosur sot. Besimi te institucionet është gërryer dhe nëse duam ta rikthejmë, duhet të ketë një hetim të plotë dhe objektiv, nuk duhet të kursehet askush, as zyrtarët aktualë, as ish-zyrtarët, as nëpunësit civilë. Nuk është çështje politike, por çështje e së vërtetës dhe e drejtësisë.

Tragjedia është shumë e madhe për të lejuar një hije dyshimi. Prandaj, i bëj thirrje organeve hetimore që të raportojnë rregullisht se çfarë po bëhet konkretisht dhe të parandalojnë spekulimet. Duhet përgjegjësi nga të gjithë si qytetarë, na duhet unitet, nuk është koha për kalkulime politike. Duhet të tregojmë humanizëm”, tha Filipçe.

Ai premtoi se nuk do të lejojë që ky proces të politizohet dhe se askush nuk do të kursehet.

“Kjo është një situatë ku ne të gjithë duhet të bashkohemi. Çdo akt i përgjegjësisë morale nga ana jonë do të jetë i mirëpritur”, tha Filipçe./Telegrafi/

Tragjedia në Koçan, Filipçe: Askush nuk duhet të kursehet, as ish-zyrtarët as zyrtarët aktualë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version