Arrest shtëpiak për ish-ministrat e ekonomisë, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini, ndërsa për ish-drejtorin e Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ministri aktual pa resor, Shaban Saliu, masë paraburgimi efektiv prej 30 ditësh.

Këto janë pjesë e masave për 19 personat e rinj të përfshirë në hetimin për zjarrin në diskotekën Puls në Koçan.

Përveç Saliut, paraburgim efektiv kanë marrë edhe tre persona të tjerë, por Prokuroria nuk bën të ditur emrat e tyre dhe as funksionet që kanë kryer.

Përveç Saraçinit dhe Nezirit, në arrest shtëpiak janë edhe katër persona të tjerë, ndërsa tetë të tjerëve u është caktuar masa e kujdesit.

Lexo po ashtu
Kocevski: Ish inspektorë komunalë të ndërtimit, ish drejtorë të DMSH-së dhe ish ministra përfshihen në zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan

Në hetim është përfshirë edhe ambasadori aktual i Maqedonisë në Norvegji, Driton Kuqi, i cili është ish-ministër i Ekonomisë. Pas zgjerimit të hetimeve nga prokuroria, numri i të dyshuarve për zjarrin përfshin 52 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se hetimi për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, është zgjeruar më tej, duke i përfshirë në hetim edhe 19 persona të tjerë, ndër të cilët ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë.


Lexo po ashtu
Tragjedia në Koçan, Toshkovski: MPB-ja do të veprojë kundër secilit, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer vepër penale

Në një konferencë për media së bashku me prokurоrin publik, Ljupço Kocevski, ministri Toshkovski njoftoi se në lidhje me zjarrin hetimi po kryhet ndaj gjithsej 45 personave fizikë dhe tre personave juridik.

Toshkovski tha se të gjithë personat nën hetim dyshohen për “krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nën Kodin Penal./Telegrafi/

Tragjedia në Koçan, arrest shtëpiak për ish-ministrat Bekim Neziri dhe Valon Saraçini appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version