Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev dhe një pjesë të udhëheqjes së MPB-së, vizituan Qendrën për trajnime pranë MPB-së. Toshkovski, siç informojnë nga zyra e tij, ka theksuar se trajnimi i vazhdueshëm i punëtorëve në MPB do të sjellë siguri më të madhe për qytetarët.
Ai informoi se për momentin janë duke u rikonstruktuar një pjesë e objekteve të Qendrës të cilat janë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa ku qëndrojnë dhe vijojnë mësimet kandidatët për policë.
“Ambicia e jonë është ta avancojmë Qendrën e trajnimit në një qendër moderne trajnimi policor e cila do të shndërrohet në një qendër rajonale për trajnimin e kuadrove në fushën e sigurisë. Në të kaluarën nuk është vënë theks i mjaftueshëm për vazhdimësinë e trajnimeve dhe në këtë pjesë do të punohet me përkushtim”, theksoi Toshkovski gjatë vizitës.
Ai theksoi se do të ndërtohet një sistem i trajnimit të vazhdueshëm të nëpunësve të policisë dhe punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme me çka do të forcohet ekspertiza dhe profesionalizmi i të gjithë institucioneve përgjegjëse për sigurinë, si bazë për jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.
Toshkovski: Trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve në MPB për profesionalizëm të shtuar do të sjell siguri më të madhe appeared first on Telegrafi.