Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski bëri të ditur detaje për tragjedinë me zjarrin në diskotekën në Koçan.

Lexo po ashtu
Zjarr në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raportohet për viktima dhe të lënduar

Ai tha se numri i të vdekurve është të paktën 51 persona.

 

Toshkovski tha se sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga shkëndija të fishekzjarreve skenike të cilat më pas kanë marrë flakë në tavan, i cili ka qenë i materialit të ndezshëm.

Ministri thotë se janë arrestuar persona.

Ai kërkoi mirëkuptimin e mediave gjatë raportimit mbi këtë rast, deri sa tha se secili person i përfshirë në këtë tragjedi do të mbajë përgjegjësi. /Telegrafi/

Toshkovski: Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version