Rasti me incidentin në kishën e fshatit Gallatë është vepër e “personave keqdashës” që nuk ia arritën qëllimit, tha sot ministri i Brendshëm.

Toshkovski falënderoi njerëzit nga bordi i kishës, por edhe nga Kisha Ortodokse Maqedonase, për qetësimin e situatës dhe tha se nëse në periudhën e ardhshme konstatohen veprime të kundërligjshme lidhur me këtë rast, do të ketë përgjegjësi.

“Mendoj se çdo qytetar në Maqedoni e ka të qartë se ky ishte skenar klasik i keqbërësve, i cili fatmirësisht ishte i pamjaftueshëm në qëllimin që kishin. Një falënderim i madh për bordin e kishës, për banorët e fshatit, për Kishën Ortodokse Maqedonase, të cilët bënë thirrje për arsye dhe kërkuan për veprim institucional, në përputhje me ligjet. Vetëm kështu mund të flasim për një shoqëri normale.

Motivet e sakta të ngjarjes në fjalë janë ende duke u përcaktuar pasi janë të dyshimta, jo vetëm për Ministrinë por edhe për mbarë opinionin publik. Nëse përcaktojmë veprime të caktuara që do të jenë në drejtim të paligjshmërive të caktuara, dhe kemi prova për to, do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Toshkovski.

Toshkovski për kishën në Gallatë: Ishte skenar klasik i keqbërësve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version