Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot tha se pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe se është turp që nuk vlen edhe në Maqedoni.

Ai tha se MPB po bënë maksimumin për të zgjidhur problemin me pasaportat, ndërsa iu bëri thirrje deputetëve që ta arsyetojnë pagën dhe të votojnë ndryshimet ligjore për këtë çështje.

“Është e qartë se MPB po bën më të mirën, por dua të përsëris zgjidhjen e vuajtjes së qytetarëve, që 61 deputetë të arsyetojnë rrogën që marrin nga po ata qytetarë dhe të shtypin butonin, si e ndryshuan Ligjin për sigurinë në komunikacion, për të ndryshuar ligjin për dokumentet për udhëtim. Është turp që Maqedonia t’i robërojë qytetarët, ndërsa ata mund të lëvizin lirshëm brenda Gjermanisë, Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës e kështu me radhë me dokumente udhëtimi me emrin e vjetër”.

“Ata kanë gënjyer popullin gjatë gjithë kohës, kanë gënjyer edhe partnerët e tyre ndërkombëtarë. Por fakt është se pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicrër, ndërsa thjesht nuk mund të përdoret në Maqedoni. Deputetët të veprojnë sipas propozimit të ligjit për pasaporta që ua kam dorëzuar”, tha sot ministri teknik, Pançe Toshkovski.

Ai shtoi se tashmë kanë mbërritur 20.000 formularë, por nuk ka shpjeguar se si është gjetur MPB-ja në këtë situatë./Telegrafi/

Toshkovski: Pasaporta e vjetër vlen në Gjermani dhe Zvicër, ndërsa nuk vlen në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version