Sot (01.08.2024) është paguar paga bonus për vitin 2023 e drejtë të cilën e kanë shfrytëzuar 5.635 punonjës të MPB-së, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Shuma individuale e pagës bonus arrin 36.614 denarë. Paga bonus është paguar për punonjësit e MPB-së të cilët kanë shfrytëzuar mbi 150 orë punë jashtë orarit në nivel vjetor për vitin 2023”, ka shkruar ministri Toshkovski.

Toshkovski: Paguhet paga bonus për vitin 2023, për punonjësit e MPB-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version