Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot  me ftesë të homologut të tij kosovar, Xhelal Sveçla ishte për vizitë pune në Prishtinë.

Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, takimi ishte për të vlerësuar zbatimin e sistemit “One Stop Shop” që u lëshua zyrtarisht javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë-Hani i Elezit.  

“Takimi ishte për të vlerësuar zbatimin e sistemit “One Stop Shop” që u lëshua zyrtarisht javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë-Hani i Elezit, si dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm për të forcuar më tej lidhjen ndërkufitare”, tha Toshkovski.

Faza tjetër e këtij bashkëpunimi është implementimi i sistemit në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë”, i cili duhet të realizohet në periudhën e ardhshme.

“Faza tjetër e këtij bashkëpunimi është implementimi i sistemit në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë”, i cili duhet të realizohet në periudhën e ardhshme. “Sistemi One Stop Shop për udhëtarët nënkupton një kontroll në vend të dy, pritje më të shkurtra dhe përvojë më të mirë, ndërsa për shërbimet – punë më efikase, koordinim më i mirë dhe luftë më e fortë kundër aktiviteteve ilegale, ndërsa për dy vendet tona është kapitull i ri i lidhjes me transport më të shpejtë, më shumë tregti, turizëm dhe miqësi”, theksoi  Toshkovski.

Në takim u shqyrtua edhe bashkëpunimi aktual mes dy ministrive dhe forcave policore dhe mundësia e avansimit të tij në fushën e shkëmbimit të informacionit dhe luftës kundër krimit i cili nuk njeh kufij.

Toshkovski nga Prishtina: Faza tjetër e bashkëpunimit me Kosovën, sistemi “One Stop Shop” edhe në vendkalimin kufitar Jazhincë-Glloboçicë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version