Një numër i konsiderueshëm patentash shoferë janë lëshuar me emra Maqedonia e Veriut, si pjesë e ndryshimeve ligjore për sigurinë në rrugë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se rreth 525 mijë patenta shoferë janë të aktivizuara me emra të rinj, ndërsa 272 mijë leje drejtimi janë ende të vlefshme me emrin e vjetër. Këto leje të drejtimit do të mbeten në fuqi deri më 31 dhjetor 2024, në përputhje me ndryshimet ligjore të fundit.

Në një intervistë për televizionin Telma, Toshkovski gjithashtu bëri të ditur se aktualisht ka rreth 30 mijë formularë për patentë shoferë në proces në Maqedoni, ndërsa pritet që rreth 60 mijë të tjerë të arrijnë deri në mars. Ministri theksoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për afatin e dhënë dhe të ndjekin procesin e rinovimit të lejeve të tyre në kohë.

Në lidhje me ngjitëset e targave, Toshkovski informoi se rreth 350 mijë ngjitëse janë shpërndarë në stacionet e kontrollit teknik. Ndërsa, në lidhje me ligjin dhe shpërndarjen e ngjitëseve të NMK-së, ministri tha se janë duke punuar në një rregullore të re, pasi informoi edhe drejtorin e Gazetës Zyrtare.

Ministri gjithashtu sqaroi se për ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit, qytetarët duhet të mos presin, por të vazhdojnë procesin në kohë. Ai gjithashtu tha se ka një numër të konsiderueshëm dokumentesh të udhëtimit, duke përfshirë rreth 650 mijë pasaporta të vlefshme me emrin “Republika e Maqedonisë”.

Toshkovski: Me emrin e vjetër vlejnë 272.000 patentë shoferë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version