Nga data 24 deri më 27 nëntor, Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski me një delegacion të Ministrisë është në një vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Kjo është vizita e parë zyrtare në nivel të ministrave të brendshëm që nga pavarësia dhe synon nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve dhe emigrantëve, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit të djeshëm zyrtar ndërmjet ministrit Toshkovski dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, theksojnë nga atje, u nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shtetet.
“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët përjashtojnë aplikantët për zëvendësim të patentës së shoferit nga testet teorike dhe praktike dhe nevoja për të kaluar në vendin tjetër në kategoritë A, B dhe BE.
Për më shumë se një mijë qytetarë të RMV-së që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo do të thotë ulje e ndjeshme e shpenzimeve. Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në siguri dhe luftën kundër terrorizmit hap një hapësirë të madhe bashkëpunimi për shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe parandalimin e krimeve në spektrin nga terrorizmi përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit deri në parandalimin e trafikimit të njerëzve dhe emigrantëve”, theksoi Toshkovski.
Në takim, ministri Toshkovski kërkoi që të shqyrtohet mundësia e anulimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë për Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zhvillimit më intensiv të bashkëpunimit turistik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve tona./Telegrafi/
Toshkovski: Me Emiratet e Bashkuara Arabe u nënshkrua memorandumi për njohjen reciproke të patentë shoferëve appeared first on Telegrafi.