Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili në ditën e dytë po merr pjesë në konferencën ministrore të procesit të Brdo, e cila po mbahet në Kranj të Republikës së Sllovenisë, sot pati fjalimin e tij lidhur me rolin e RMV-së në luftën kundër migrimit ilegal dhe kontrabandimi i migrantëve.

“Shteti ynë është i përfshirë sistematikisht në procesin e gjetjes së përgjigjes në kuadër të qasjes globale evropiane për trajtimin e migrimeve të rregullta dhe të parregullta, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim të përbashkët në luftën kundër kontrabandës së migrantëve”, theksoi ministri Toshkovski në fjalimin e tij.

Në margjinat e konferencës, ministri Toshkovski realizoi takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Bostan Poklukar, ku u biseduan për disa çështje me interes të përbashkët për dy vendet tona.

“I kërkova ministrit Poklukar vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit për njësitë e helikopterëve dhe theksova gjithashtu nevojën e intensifikimit të procedurave për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve. Në fund, falënderova për mirëkuptimin që ka Sllovenia për problemin e dokumenteve të udhëtimit, si dhe për mbështetjen e fuqishme që na jep në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski: Mbetemi të përkushtuar në luftën e përbashkët kundër kontrabandimit të migrantëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version