Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se është i zhgënjyer nga përpjekjet nekrofile të LSDM-së për të manipuluar popullin duke e akuzuar për gjoja paaftësinë e MPB-së në këto 100 ditë.

Ai thotë se e gjitha është përpjekje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga kaosi shtatëvjeçar dhe shkatërrimi i sistemit të sigurisë që lanë pas.

“Pretendimi se gjatë drejtimit tim të MPB-së është zbardhur vetëm një rast është krejtësisht i rremë dhe manipulues, me qëllim të keqinformimit të qytetarëve. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, në vitin 2023 kanë ndodhur 23 vrasje, nga të cilat 2 të pazbardhura, ndërsa në vitin 2024, deri në muajin tetor, kanë ndodhur 16 vrasje, nga të cilat gjithashtu vetëm 2 të pazbardhura. Këto të dhëna tregojnë se situata jo vetëm që nuk është përkeqësuar, por është përmirësuar edhe në drejtim të uljes së numrit të vrasjeve. Por të gjithë e dimë se çfarë lloj kaosi ka ndodhur në 7 vitet e fundit ku skandalet janë rreshtuar njëri pas tjetrit. Strukturat e tyre qeverisëse kanë lejuar kriminelët të sundojnë rrugët, të qëllojnë qendrat tregtare, të terrorizojnë qytetarët dhe ta kthejnë policinë në zbatues të interesave të tyre”, shkruan Toshkovski.

Toshkovski: LSDM me deklarata të rreme për “mos aftësinë” time në MPB, po tenton të largojë vëmendjen nga kaosi shtatë vjeçar që la pas appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version