Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski akuzoi LSDM-në se po mbron, siç tha, krimet e BDI-së. Toshkovski paralajmëroi se do të nisin procedura ndaj, siç tha ai “të paprekshmëve”.

“Është fakt që gjatë ditës së djeshme jam sulmuar nga ana e një partie opozitare. Sinqerisht prita që të sulmohesha nga një parti tjetër opozitare, posaçërisht pas asaj që u ndërmor si veprime të procesuara nga ana e MPB-së. Më vjen keq që LSDM po del si mbrojtës dhe mbulues i të gjitha krimeve që BDI i ka kryer në të kaluarën”.

“Dua të paralajmërojë se në të ardhmen MPB, në bazë të dëshmive dhe fakteve, do t’i procesuojë të gjitha ata procedura që i ka, sërish theksoj në bazë të dëshmive dhe fakteve, për secilin nga ata që deri tani kanë qenë të paprekshëm, emri dhe mbiemri i të cilëve nuk ka pasur mundësi që të thuhet nga organet hetuese, e le më të procesuohet çfarëdo procedure”, theksoi Toshkovski.

Toshkovski: LSDM mbron krimet e BDI-së, së shpejti do të nisin procedurat ndaj “të paprekshëmve” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version