Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, në seancën e sotme qeveritare do të kërkojë zgjidhje për qytetarët të cilët kanë të drejtë vote, por nuk kanë dokumente të reja.

Bëhet fjalë për 100 mijë qytetarë që janë mbi 18-vjeç që janë rezident, nuk kanë letërnjoftime, por kanë pasaporta me afat, por me emrin e vjetër të shtetit.

Sipas Toshkovskit, zgjidhja mund të jetë lejimi i këtyre qytetarëve që të votojnë me pasaportat e tyre me emrin e tyre të vjetër.

Një propozim i ngjashëm ka ardhur edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe tashmë është dorëzuar në Kuvend. Sipas kryetarit të KSHZ-së, aktualisht mund të votohen vetëm për dokumente të vlefshme dhe në mesin e tyre nuk përfshihen pasaportat me emrin e vjetër kushtetues.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, nga ana tjetër, apeloi tek institucionet që të zbulojnë se cilët janë ata 100 mijë persona që do të ballafaqohen me këtë problem ditën e votimit dhe t’u jepet përparësi në marrjen e dokumenteve të reja deri para zgjedhjeve.

Toshkovski: Kërkohet zgjidhje që 100 mijë qytetarët që nuk kanë dokumente të reja të votojnë në zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version