Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një vizitë pune në zonën e MPB-së në Resnjë, Markovë Nogë dhe Manastir, bëri deklarata të lidhur me sigurinë kufitare dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Stacioni policor për kalimin kufitar “Markova Noga” mbulon një pjesë të vijës kufitare jugore me Greqinë, ku nuk vërehet asnjë krim ndërkufitar dhe migrim ilegal, dhe kam qenë në dijeni se tashmë ka filluar zbatimi i një projekti të përbashkët me Greqinë në kuadër të zhvillimi i bashkëpunimit ndërkufitar, i cili përfshin hapjen e një pikëkalimi kufitar që do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë dhe është i mbështetur financiarisht nga IPA.
“SPB Manastir është një sektor që mbulon territorin më të madh nga të gjithë sektorët në vend, ku jetojnë rreth 270.000 banorë. Nga menaxhmenti jam informuar se sidomos në stacionin policor të Manastirit kanë mungesë serioze të stafit të nevojshëm për t’u përballur në mënyrë efektive me sfidat e sigurisë, si dhe situata është e keqe edhe sa i përket pajisjes së automjeteve. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, SPB Manastir funksionon në tri njësi të ndryshme zgjedhore dhe merr të gjitha masat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të sigurta. Në këtë drejtim, dua të përmend se zyrtarët policorë do të veprojnë në mënyrë të barabartë ndaj kujtdo që tenton të prishë procesin zgjedhor dhe çdo aktivitet që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore do të sanksionohet ashpër”, tha në fund Toshkovski.
Toshkovski: Hapja e pikës kufitare në Markovën e Nogës do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit appeared first on Telegrafi.