Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gjorgjun. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të kompanive nga industria e mbrojtjes së Turqisë.
Në takim, delegacioni turk prezantoi kapacitetet dhe mundësitë që ofron industria turke e mbrojtjes si lider në rajon, në drejtim të pajisjes dhe rritjes së kapaciteteve të ministrisë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar transnacional dhe migracionit të paligjshëm.
“Turqia është një nga partnerët tanë më të afërt, ne jemi bashkë në NATO, dhe marrëdhënia jonë e ndërsjellë miqësore dhe partneriteti verifikohet nga bashkëpunimi i fortë ekonomik, tregtar, i sigurisë dhe kulturor, për të cilin të dyja vendet mbeten të përkushtuara. Po shqyrtojmë mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë prodhuese turke në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë për të përmirësuar kapacitetet e policisë sonë. Ne po ndërtojmë një forcë policore evropiane moderne dhe të pajisur që do të ofrojë siguri për çdo qytetar, sepse funksionaliteti i sistemit të sigurisë është parakusht për funksionimin dhe përparimin e shtetit juridik dhe mirëqenien e qytetarëve të tij”, theksoi ministri Toshkovski.
Ministri Toshkovski prezantoi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e digjitalizimit, trajnimit të vazhdueshëm të punëtorëve dhe forcimit të kapaciteteve për sistem të integruar për menaxhimin e kufijve. Në atë drejtim drejtori Gjorgjun
paraqitën mundësitë dhe zgjidhjet që kanë zhvilluar dhe zbatuar duke përdorur teknologjitë më të fundit si inteligjenca artificiale.
Toshkovski-Gjorgjun: Pajisje turke për policinë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.