“Gjendja e sigurisë në zonën që mbulon DPB Struga është stabile dhe në tremujorin e parë të vitit 2024 nuk janë regjistruar ngjarje më serioze me interes të sigurisë, vlerësoi gjatë vizitës së sotme në DPB Struga”, ministri teknik për Punë të Brendshme Pançe Toshkovski.
Në sferën e krimeve pronësore, sipas tij, ka një rritje të lehtë, por DPB Strugë ndërmerr masat dhe aktivitetet e nevojshme për të shuar këtë lloj krimi.
“Arrestimi i 23 personave në territorin e DPB-së së Strugës në një aksion të koordinuar me Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rënda është theksuar si rezultat më domethënës i arritur në sferën e luftimit të krimit lidhur me tregtinë ilegale të drogës dhe armëve”, veçoi Toshkovski.
Sa i përket mjeteve materialo-teknike, ai theksoi se është theksuar mungesa e automjeteve, sidomos në Drejtorinë e Policisë Veleshtë, e cila shtrihet në një territor të madh dhe për momentin nuk ka pasur asnjë automjet. Ministri e vlerësoi plotësimin e burimeve njerëzore në nivel shumë të ulët.
Toshkoski, siç njoftojnë nga MPB-ja, ka sqaruar se është bërë plan për mbarëvajtjen e sigurt të procesit zgjedhor dhe se po ndërmerren të gjitha masat për mbledhjen e informatave për parregullsi të mundshme zgjedhore.
Toshkovski: Është bërë një plan për realizimin e sigurt të procesit zgjedhor appeared first on Telegrafi.