Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ishte për vizitë pune në Departamentin e Punëve të Brendshme në Kërçovë dhe Departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej të cilët janë në përbërjen e tij. Ai, siç njoftojnë nga MPB-ja, ka mbajtur takime me udhëheqësinë e njësisë organizative dhe u njoftua me strukturën, aktivitetet aktuale, lëvizjen e kriminalitetit dhe gjendjen e burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike.
“Në përgjithësi, në territorin e DPB-së së Kërçovës, ku jetojnë më shumë se 50 mijë banorë, ekziston një gjendje stabile e sigurisë dhe ka mbi 50 për qind realizim të veprave penale dhe përkundër faktit se ka një numër të vogël të policëve dhe automjeteve të vjetra”, tha Toshkovski.
Për departamentet e policisë Zajaz dhe Osllomej, mund të vërehet një rënie e shkeljeve të regjistruara të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa në sferën e burimeve njerëzore dhe aseteve materiale e teknike situata është e njëjtë si në shumicën e njësive organizative.
Toshkovski: Ehe përkundër faktit se ka një numër të vogël të policëve gjendja e sigurisë në Kërçovë është stabile appeared first on Telegrafi.