Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dërgoi urim për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, në të cilën thekson se obligimi më i madh mbetet ndërtimi i sistemit. ku mbretëron ligji dhe drejtësia.
“Para 33 vjetëve, në referendumin e vitit 1991, shumica dërrmuese e qytetarëve votuan për një Republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike të Maqedonisë. Rruga që filluam të gjithë së bashku ishte e gjatë dhe e vështirë, plot me sfida”, theksoi Toshkovski.
Pas tre dekadave pavarësi të mbushur me sprova, dështime, por edhe momente krenarie. Ne dëshironim vendin tonë në të cilin do të kishim institucione të forta pa korrupsion, një ekonomi që ofron mundësi për të gjithë, një sistem shëndetësor që ndihmon vërtet të sëmurët dhe një sistem arsimor që krijon liderë të rinj. Vizioni ynë ishte të ndërtonim një shtet ku të rinjtë mund të shohin të ardhmen e tyre, ku ligjet zbatohen për të gjithë njëlloj dhe ku çdo qytetar do të ndihet me dinjitet.
Shtoi se edhe më tej detyrimi ynë më i madh mbetet të ndërtojmë një sistem ku sundon ligji dhe drejtësia.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është qëllimi ynë i përbashkët dhe prioriteti ynë. Vetëm me drejtësi jo selektive dhe ligje që vlejnë njësoj për të gjithë, ne mund të krijojmë një shoqëri në të cilën çdo qytetar do të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Për këtë qëllim jemi vendosur fort në ndërtimin e një sistemi me institucione të forta, të një policie moderne dhe profesionale, të cilat do të jenë garantuesi i sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë”, shtoi ai.
Sipas tij integrimi në Bashkimin Evropian është një nxitje për të vazhduar luftën për atë që me të drejtë na takon.
“Sot si Qeveri jemi të fokusuar në tërheqjen e investimeve të reja, futjen e teknologjive të reja, hapjen e vendeve të reja të punës, të gjitha me synimin për të krijuar një jetë më cilësore për të gjithë. Por më e rëndësishmja, së bashku ndërtojmë shtetin ku sundon ligji dhe drejtësia, ku e bëjmë të qartë se krimi nuk paguhet dhe ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta.
Pavarësia jonë është suksesi ynë më i madh, por edhe përgjegjësia jonë më e madhe. Me vendime të guximshme, punë të përbashkët dhe institucione me integritet të liruara nga të gjitha ndikimet, ne mund të ndërtojmë të ardhmen të cilën e meritojmë – një të ardhme në të cilën Maqedonia do të jetë një shtet modern evropian, duke qëndruar me krenari krah për krah me shtetet tjera evropiane”, theksoi ai.
Toshkovski: Detyrimi ynë më i madh mbetet ndërtimi i sistemit ku sundon ligji dhe drejtësia appeared first on Telegrafi.