Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev gjat ditlës së sotme zhvilluan një takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë H.E. Nieves Tiganj. Në takim, ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen me intensitet të pashuar.
Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe edhe një herë theksoi përkushtimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.
Ambasadori Tiganj theksoi bashkëpunimin afatgjatë dhe prezantoi Republikën e Kroacisë si mbështetësen tonë më të madhe në proceset integruese evropiane. Lidhur me problemin me dokumentet e udhëtimit, ambasadori Tiganj deklaroi se Republika e Kroacisë e kupton problemin dhe se qytetarët e Maqedonisë kanë lëvizje të papenguar në territorin kroat edhe me format e vjetra të dokumenteve të udhëtimit nëse kanë afat, për të cilën ministri Toshkovski u shpreh i madh mirënjohje.
Toshkovski: Austria dhe Kroacia lejojnë lëvizjen e qytetarëve të Maqedonisë me pasaporta të vjetra appeared first on Telegrafi.