Sot në Kuvend pritet të votohet shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga rradhët e Aleancës për Shqiptarë.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, është paraqitur në Kuvend, por tha se nuk do të votojë për shkarkimin e ministrave.

“Nuk kam thënë që nuk vijë në Shkup. Do të vijë dhe nuk do të votoj. Ziadin Sela nuk e meriton më të ezistojë në skenën politike është një kriminel ordiner, mashtrues dhe nuk ka arsye që të pendohet për propozimet e tij”, u shpreh Thaçi.

I pyetur nëse shumica i ka votat për shkarkimin e ministrave, Thaçi mendon se i kanë.

“Është problem e tyre, mendoj se i kanë”, tha Thaçi./Telegrafi/

Thaçi merr pjesë në Kuvend: Nuk votoj për shkarkimin e ministrave të ASH-së, Sela nuk meriton të ekzistojë në skenën politike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version