“Qeveria e re ka ardhur mbi flatrat e nacionalizmit maqedonas”, kështu u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pjesë e Frontit Europian.
Thaçi theksoi se si PDSH janë mësuar në opozitë por shtoi se këta që janë në Qeveri vaj halli për shqiptarët.
“Ardhja e këtij pushteti të ri ka ardhur mbi flatrat e nacionalizmit maqedonas. Gjithmonë nacionalizmi maqedonas impaktin e ka mbi shqiptarët, pavarësisht prej formulimeve se nuk do të bëjmë kompromisin me Bullgarinë, e ruajmë emrin kushtetues.
A këto që janë në qeverisje vaj halli për shqiptarët, jo për opozitën, ka 10 ditë edhe vërehet se ata jo që janë të padobishëm por do të jenë edhe të dëmshëm”, tha Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së, pjesë e Frontit Europian.
Thaçi: Kjo Qeveri ka ardhur mbi flatrat e nacionalizmit maqedonas appeared first on Telegrafi.