Ajo është docente e Edukimit Special dhe Rehabilitimit, akademike e shquar, prof.Teuta Ramadani – Rasimi është e ftuata e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni.
Një rrëfim shumë i këndshëm për ta dëgjuar. Tregime mes sfidash dhe arritjesh, Teuta tregoi shumëçka nga jeta e saj profesionale në këtë bashkëbisedim.
Ajo tha se gjatë këtyre viteve ka punuar shumë punë të ndryshme profesionale, mirëpo në çdo punë që ka bërë, ka gjetur motivin për të mos u dorëzuar dhe për të synuar suksese edhe më të mëdha.
“Kam punuar punë të ndryshme. Kur isha motër medicinale më motivonte ndihma që jepja ndaj pacientëve, kur punoja në çerdhe ka qenë kujdesi ndaj fëmijëve të vegjël, në shkollë ka qenë kujdesi ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta në shkolla inkluzive dhe tash në akademi më motivon suksesi i studentëve jo vetëm në Maqedoni por edhe në vendet tjera, ndaj ende dhe mbaj kontakte me ta për punë akademike” tha Teuta.
Të jesh grua e sukesshme në vendin tonë mund të jetë sfiduese, mirëpo Teuta në mesazhin e saj për gratë tha se asgjë dhe askush nuk duhet t’i ndalojë gratë drejt realizimit të ëndrrave të veta.
“Mos të ndalen në realizimin e ëndrrave të tyre, edhe sado absurde të ju duket. Edhe nëse ju thotë rrethi se është diçka e parealizueshme, unë ju them që nuk është asgjë e parealizueshme, sepse mbase ka diçka që nuk ka mundur të realizohet para 30 viteve, por jo tash! Kemi qasje në internet, intelegjenca artificiale po sundon botën, ndaj paragjykimet dhe rrethi mos t’i ndalin në realizimin e ëndrrave të tyre”, u shpreh Teuta.
Intervistën e plotë me Teutën mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.
Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/
Teuta Ramadani-Rasimi në “Rose”, një histori suksesi, frymëzim për çdo grua appeared first on Telegrafi.