Më 11.06.2024 ishte tërheqja e parë nga loja e madhe shpërblyese e “Tinex”, “Tinex dhe partnerët 30 vite së bashku me ju”. Me shumë kënaqësi, “Tinex” shpalli se fituesi i parë i Jeep Avenger është Nina Markiq, e cila me pjesëmarrjen e saj në këtë lojë u bë pronarja e lumtur e këtij automobili prestigjioz.
Ceremonia e tërheqjes u mbajt në Qendrën Tregtare “Zebra”, në prani të përfaqësuesve të “Tinex”, si dhe shumë mysafirëve, të cilët ishin pjesë e kësaj ngjarje emocionuese. “Tinex”, i cili prej 30 vitesh është simbol për cilësi dhe inovacion në shitjen me pakicë, me këtë lojë shpërblyese falënderon konsumatorët dhe partnerët e tij besnik për mbështetjen dhe besimin e gjatë.
Fituesja e Jeep-it deklaroi: “Me të vërtetë më keni befasuar shumë, nuk prisja ta fitoja shpërblimin sepse kurrë më parë nuk kam fituar asgjë në ndonjë lojë shpërblyese. Çdo ditë bëj pazar në “Tinex Delikatesen”, sepse jetoj në Vodno dhe kaloj atje çdo ditë. Rastësisht, fatura e parë që kisha, gruaja në arkë më tha që fatura plotësonte kushtet për pjesëmarrje në lojën shpërblyese. Pas kësaj bëra një faturë tjetër dhe i ruajta faturat dhe ja, fitova një makinë. Faleminderit shumë, nuk di çfarë të them më shumë, sepse jam ende e emocionuar. Ju uroj të gjithëve që të fitoni një çelës të tillë.”
Përveç shpërblimit kryesor, u ndanë edhe 35 shpërblime të tjera të vlefshme, ndër të cilat: biçikleta, televizor, trotinete elektrike, fshesa robotike me korent, kondicionerë, telefona, pastrues ajri, friteza me ajër të nxehtë, kafemakina, hekur me avull, altoparlantë, shtrydhëse dhe kupona me vlerë.
Të gjithë fituesit janë shpallur në faqen zyrtare të internetit të “Tinex”. Tërheqja e ardhshme do të mbahet më 10.07.2024 dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë ende shumë mundësi për të fituar shpërblime të vlefshme.
“Tinex” i fton të gjithë që të vazhdojnë të bëjnë pazar dhe të marrin pjesë në lojën shpërblyese, ku çdo blerje mund të sjellë një shpërblim të madh.
Terheqja e fituesit të parë të JEEP Avenger në lojën e madhe shpërblyese të “Tinex” appeared first on Telegrafi.