Rritja e temperaturave ka bërë që dhe numeri i thirrjeve në urgjencën mjekësore të Strugës të rritet.
Në baza ditore numri i thirrjeve është rritur me 50 për qind, ndërsa në fundjavë 30 deri në 40 për qind më shumë ndërhyrje se numri i mëparshëm.
Numri më i madh i ndërhyrjeve janë për kolaps, infeksione virale dhe infarkt.
– Në rrezik të madh janë qytetarët e moshuar të cilët nuk duhet të dalin kurrë nga shtëpia ndërmjet orës 10:00 dhe 17:00. Praktika na tregon se në shumicën e rasteve ata nuk e zbatojnë atë rekomandim dhe për këtë shkak shfaqen probleme shëndetësore”, deklaroi doktor Gjorgi Terpo.
Ai apelon tek qytetarët, sidomos tek kategoria e moshuar, që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga të nxehtit dhe të konsumojnë më shumë lëngje, kryesisht ujë.
Sipas tij, shpeshherë ballafaqohen me thirrje të rrejshme, për shkak të të cilave humbet koha dhe mjetet, ndërsa problem i madh me të cilin ballafaqohen është komunikacioni në Strugë për shkak të të cilit ekipet nuk mund ta kryejnë punën pa probleme.
“Bllokimi i madh i trafikut dhe automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt janë një problem që duhet trajtuar seriozisht. Do të jap vetëm një shembull, për të shkuar nga Struga në Vranishtë duhet shumë kohë dhe kur është fjala për shëndetin, ajo kohë mund të jetë fatale. Në këtë temë duhet të punojë ndërgjegjja e qytetarëve”, thotë Terpo.
Urgjenca mjekësore në Strugë theksoi se ka automjete dhe staf mjekësor të mjaftueshëm dhe se edhe në këtë periudhë të numrit të shtuar të thirrjeve, po bëjnë gjithçka për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate nevojave.
Temperaturat e larta dyfishojnë thirrjet telefonike për ndihmën e shpejtë në Strugë appeared first on Telegrafi.