SPB Shkup i njofton qytetarët se më datë 12.10.2024, ditë e shtunë, në periudhën prej orës 06:00 deri në ora 18:00, për shkak të xhirimit të një filmi në urën e Bellasicës, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.
Gjegjësisht, komunikacioni në rrugën “Bellasica” (ura e Bellasicës) do të mbyllet periodikisht nga kryqëzimi me rrugën “Guro Gjonoviq” deri në kryqëzimin me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup dhe do të ridrejtohet përgjatë rrugëve përreth.
SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë./Telegrafi/
Të shtunën do të ketë regjim të veçantë trafiku në Shkup appeared first on Telegrafi.