Rreth 2000 punonjës të ndërmarrjes publike shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme në 30 filialet në mbarë vendin për shkak të papagimit të pagave dhe shtesave tjera.
Ata akuzojnë se edhe pse u është premtuar se do t’i marrin paratë e fituara, menaxhmenti i kompanisë nuk e ka përmbushur. Ata kërkojnë pagesën e pagës së janarit dhe shkurtit, afati i së cilës është data 15 mars, si dhe pagesa e të gjitha shtesave nga puna.
“Greva është e organizuar në bazë të pagës së janarit të papaguar, ajo e shkurtit është tashmë në prag, po ashtu kemi një shtesë në terren të papaguar për një vit dhe greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave tona. Edhe pse është diskutuar në një farë mënyre, kemi pasur tentativa me drejtorin e përgjithshëm dhe na është premtuar se këto kërkesa do të realizohen, por deri më sot asgjë nuk është realizuar, të paktën deri në këtë moment”, tha Bobi Kukunoski, përfaqësues sindikal i “Pyjeve të Maqedonisë” në Prilep.
Sindikata para disa ditësh theksoi se në periudhë parazgjedhore kërkohet punësimi i 400 personave të rinj, ndërsa pjesa tjetër e të punësuarve nuk kanë të ardhura të rregullta./Telegrafi/
Të punësuarit në “Pyjet e Maqedonisë” në grevë, janë dy muaj pa rroga appeared first on Telegrafi.