“Nesër është dita “D” për M-NAV – ose do të shkarkohen drejtorët, ose kontrolli i trafikut ajror do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi që e dërgon kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, e cila pritet të diskutojë për zhvillimet në M-NAV në seancën e së martës, pasi drejtorët e kontestuar nga Sindikata nuk dhanë dorëheqje.

Sipas sindikatës, dorëheqjet janë pasojë logjike e ngjarjeve të javës së kaluar, kur ndodhi një thyerje dhe sulm fizik në Kontrollin e trafikut ajror, që rezultoi në procedim penal për disa persona.

“Shpresojmë që e gjithë kjo që ka ndodhur të rezultojë me shkarkimin e drejtorëve në M-NAV. Përndryshe, edhe në Qeveri do të tregojnë se për ta nuk ka asgjë të rëndësishme, përveç karrigeve”, tha Tasevski për DW.

Zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet edhe nga dorëheqjet. Nëse drejtorët nuk shkarkohen, sindikata thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përveç mbylljes së qiellit mbi Shkupin nga e mërkura (10 janar), kryesisht për sigurinë e pasagjerëve. Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Tasevski është i vendosur se kanë përkrahje dhe pas këtij vendimi qëndrojnë të gjithë të punësuarit. Kushtet e tyre janë ose që drejtorët e M-NAV të japin dorëheqjen vetë, ose që Qeveria t’i shkarkojë në seancën që do të mbahet të martën më 9 janar.

Pakënaqësitë vazhdojnë prej kohësh dhe sindikata disa herë ka paralajmëruar se po punësohen kuadro partiake dhe jo profesionale, për këtë arsye është kërkuar reformë serioze në shërbim dhe përmirësimi i kushteve të punës./Telegrafi/

Tasevski: Nëse nesër nuk shkarkohen drejtorët e M-NAV, do të mbyllet hapësira ajrore në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version