Pronarët e automjeteve që nga 12 shkurti i këtij viti duhet ta ndryshojnë shenjën “MK” në targat e tyre me shenjën e re “NMK”. Ngjitëset me shenjën e re “NMK” do të kushtojnë maksimum 50 denarë dhe mund të blihen në stacionet e kontrollit teknik.

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se sipas Marrëveshjes për prokurimin e targave të regjistrimit, është lidhur marrëveshje porosie me operatorin ekonomik të përzgjedhur, për të cilin po kalojnë afatet ligjore për dorëzimin e afisheve.

“Sipas vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çmimet e formularëve të nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 2, datë 03.01.2024, çmimet e afisheve do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë”, thonë nga MPB.

Sipas njoftimeve të mëparshme nga MPB, ato do të dorëzohen në stacionet për kontroll teknik, ku qytetarët do të mund t’i blejnë.

Detyrimi për përdorimin e kodit “NMK” në targa është nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë, që u nënshkrua në vitin 2018./Telegrafi/

Targat “MK” do vlejnë deri më 12 shkurt, afishet e reja do të mund të blihen në kontrollet e stacionit teknik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version