Arben Taravarai tha se VLEN do të ketë shtatë zëvendësministra ndërkohë që bërë të ditur emrat e atyre të ASH-së pasi tha se i kanë kaluar në kryesinë qendrore.

Taravari tha se në Ministrinë e Mbrojtjes, zv.ministre do të jetë Ilfete Ismaili ndërsa në Bujqësi, Flakron Bexheti.

“VLEN e di që ka 7 zëvendësministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, Transporti Dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, per Sport, Arsim është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për Mbrojtje do të jetë zonja Ilfete Ismaili dhe zv/ministër për Bujqësi do të jetë Flakron Bexheti”, tha Taravari.

Më herët tre partitë e tjera të koalicionit “VLEN” kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të propozuar për zëvendësministra.

Lëvizja Besa ka propozuar Sedat Sulejmanin për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Alternativa mori postin e zëvendësministrit në Ministrinë e re të Sportit, ku propozuan ish-deputeten Safie Sadiki Shaini, dhe për zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliun.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka dy zëvendësministra, Muamet Ameti për MPB-në dhe Kaltrina Zekolli për Transport dhe Lidhje.

Taravari: VLEN do të ketë shtatë zv.ministra appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version