Kryetari i deritanishëm i Komunës së Gostivarit Arben Taravari nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga pozita e Kryetarit të Komunës së Gostivarit për të vazhduar si Ministër i Shëndetësisë.
Në vendin e Taravarit si u.d Kryetar i Gostivarit do të ulet Valbon Limani.
Taravari thekson se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Gostivarin.
“Unë do të marr detyrën e ministrit të Shëndetësisë, do të jem i angazhuar me partinë dhe me VLEN-in, por gjithnjë do të jem i gatshëm për të ndihmuar Gostivarin”, ka shkruar mes tjerash Taravari.
Taravari tërhiqet nga Komuna e Gostivarit, do të vazhdojë si Ministër i Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.