Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot u takua me sindikatat përfaqësuese të shëndetësisë.
Në takimin është zgjidhur kërkesa shumëvjeçare e sindikatave për balancimin e koeficientit për pagesa të pagave, informojnë pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministrit, rritja e vazhdueshme e pagave dhe përmirësimi i statusit të nëpunësve shëndetësorë, ka qenë shkak për takimin e sotëm me sindikatat.
“Dialogu i dha rezultatet e veta dhe më në fund pas 10 vitesh gjetëm zgjidhje – koeficienti i pagesës së pagave do të balancohet sipas kërkesave të tyre dhe në kuadër të mundësive. Me këtë po zgjidhim një kërkesë shumëvjeçare të sindikatave, për të cilën deri tani nuk është gjetur zgjidhje”, thuhet në deklaratën me shkrim të Taravarit.
Taravari takoi sindikatat e shëndetësisë, u diskutua për balancimin e koeficientit për pagesa të pagave appeared first on Telegrafi.