Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar në mëngjes kanë kryer kontrolle në Spitalin Kozle dhe Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pas vdekjes së fëmijës 14 muajsh pardje, ndërsa më herët prindërit e tij kanë kërkuar që ai të shtrohet në spital.
Ai ka theksuar se mëngjesin e sotëm ka pasur një takim me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.
“Takimi i parë mëngjesin e sotëm ishte me drejtorin, tashmë ekipi është në terren. Komisioni tashmë është formuar dhe është në punë, në terren për të shqyrtuar të gjitha faktet dhe argumentet”, tha Taravari.
Ai ka konfirmuar se inspektorët e ISHS-së dhe Komisionit të formuar prej tij kanë qenë në dy spitalet në Shkup që nga ora 9:00.
Taravari konfirmoi dje se fëmijës së vdekur në Klinikën e Fëmijëve i ishte refuzuar më parë shtrimi në spital dhe theksoi se “dikush duhet të mbajë përgjegjësi kur ka raste të tilla tragjike në sistemin shëndetësor”./Telegrafi/
Taravari: Po hetohet vdekja e foshnjës 14-muajshe appeared first on Telegrafi.