
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për ndryshimet kushtetuese.
Taravari tha se VLEN insistojnë që ndryshimet kushtetuese të ndodhin dhe se kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski po tregon gatishmëri.
“Normalisht se ne si VLEN do të insistojmë, por duhet të bindet edhe OBRM-PDUKM-ja. S`ka formulë që mund t`i bëjë ndryshimet kushtetuese pa OBRM-PDUKM-në. Me sa shoh, Kryeministri është i gatshëm, por kërkon garanca. Nëse kjo do të jetë nga Sofja, Brukseli apo Uashingtoni, është irelevante, por ky është kushtëzimi i fundit për Maqedoninë”, tha Taravari.
Lidhur me zgjedhjet lokale, Taravari thotë se në fund të marsit, pas anketave brendapartiake do të dilet me propozime për kandidatët e tyre në komuna të caktuara.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në komuna urbane të dilet me kandidatë të përbashkët, kurse në ato rurale veç e veç.
Taravari: Për ndryshimet kushtetuese duhet të bindet edhe OBRM-PDUKM-ja, Mickoski kërkon garanca appeared first on Telegrafi.