Arben Taravari nga VLEN ka komentuar kërkesën e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të vitit të ardhshëm.
Taravari thotë se nëse kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do që të maten forcat mes VLEN-it dhe BDI-së, atëherë kjo sipas tij do të bëhet në zgjedhjet e rregullta lokale.
“Sa i mbaruam zgjedhjet, para 5-6 muajsh. Ne jemi të hapur për të biseduar për të gjitha çështjet. Duhet të kemi një konsensus më të gjerë nëse shkohet në zgjedhje. Në qoftë se e ka për të matur forcat sa është VLEN-i dhe ku është BDI-ja, mendoj se vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale”, tha mes tjerash Taravari.
Ai i komentoi edhe tubimet e fundit të BDI-së, për të cilat tha se në radhët e para ka ish-funksionarë dhe biznesmenë që e kanë mbështetur këtë parti.
Taravari për kërkesën e Ahmetit për zgjedhje: Forcat do t’i masim në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.