Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Sllovakisë, duke vënë theksin në E-shëndetësinë dhe telemjekësinë – dy fusha kyçe për të ardhmen e shërbimeve shëndetësore.
Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në Bratisllavë, ministrat Arben Taravari dhe Kamil Šaško firmosën marrëveshjen që forcon bashkëpunimin dypalësh në inovacionin mjekësor, shkëmbimin e ekspertizës dhe trajnimin e profesionistëve të shëndetësisë. Prej atje shtojnë se ky memorandum synon modernizimin e infrastrukturës digjitale shëndetësore, duke lehtësuar konsultat mjekësore në distancë dhe përmirësuar qasjen e pacientëve në shërbimet mjekësore.
“Ky është një hap i madh drejt një sistemi shëndetësor më të qasshëm dhe efikas. Partneriteti me Sllovakinë do të na ndihmojë të përfitojmë nga përvoja dhe teknologjia e tyre e avancuar në E-shëndetësi dhe telemjekësi”, theksoi ministri Taravari pas ceremonisë së nënshkrimit.
“Ky bashkëpunim hap dyert për projekte konkrete që do të sjellin teknologji inovative në shëndetësi, duke përmirësuar kujdesin për pacientët dhe përgatitur profesionistët shëndetësorë për sfidat e epokës digjitale”, thonë nga MSH.
Taravari nënshkruan memorandum me Sllovakinë: Epoka e re e telemjekësisë dhe E-shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.