Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot gjatë vizitës në Klinikën e Tetovës tha se një nga pikat e programeve tona është decentralizimi i shëndetësisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Një prej klinikave, që planifikojmë katër, është në Tetovë. Nevojiten investime, në spitalin e Tetovës aparaturë ka por mungojnë resurse njerëzore. Nevojiten punësime të reja, ato të cilët janë me kontratë duhet tu jepen vendime pune”, tha Taravari.

Ministri tha se në Klinikën e Tetovës investime duhet të bëhen në sallat e operacioneve, të rregullohen ashensorët deri në fund të vitit dhe resurset njerëzore të cilët nuk janë problem vetëm në Klinikën e Tetovë por në gjithë vendin, por Klinika e Tetovës e konsiderojmë si të dytën më të rëndësishme në vend, pas asaj të Shkupit.

Taravari siguroi se punësimet në Klinika nuk do të bëhen si paraardhësit e tij, por do të bazohen në meritokraci./Telegrafi/

 

 

Taravari: Në Klinikën e Tetovës nevojiten invesitme në resurset sallat e operacioneve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version